Foton e profilit duhet t’ua zgjedhë dikush tjetër

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 22:22 | Nga

Ju me të vërtetë mund ta adhuroni foton atë foton ku profili juaj duket shumë bukur dhe sytë ju shkëlqejnë, por shanset janë që ajo që ju pëlqeni, nuk duket aq e mirë për njerëzit e tjerë. Një studim i kohëve të fundit sugjeron se është më mirë nëse dikush tjetër i zgjedh fotot tuaja të profilit.

Një studim nga Universiteti i Wellsit të Ri Jugor i botuar në Studimin Njohës: Parimet dhe Implikimet, iu kërkoi pjesëmarrësve të bënin një foto të vetes e cila do të përdorej si foto e profilit të tyre për t’u përdorur në faqet e rrjeteve sociale, faqet e rrjeteve profesionale dhe faqet e njohjeve.

Më pas atyre iu kërkua të zgjidhnin atë që iu pëlqente më shumë dhe atë më pak të preferuarën duke e vlerësuar secilën foto nga atraktiviteti, besueshmëria, dominanca, kompetenca dhe besimi. Pjesëmarrësit më pas duhet të bënin të njëjtën zgjedhje për setin tjetër të fotografike që i pëkiste një personi të panjohur.

Studiuesit zbuluan se imazhet e zgjedhura nga të panjohurit kishin një përshtypje shumë më të mirë se sa imazhet e zgjedhura nga vetë individët. David White, autori kryesor i studimit, sugjeron se kjo ndodh për shkak se ne tentojmë të favorizojmë imazhet e vetes ku theksohet atraktiviteti fizik.

Kjo është diçka e mirë në disa situata, por nuk është gjithmonë cilësia më e mirë që njerëzit vlerësojnë. Është më mirë të paraqiteni kompetent dhe të sigurt në faqet si LinkedIn, dhe të dukeni të besueshëm në një website njohjesh mund të jetë më mirë se sa të dukeni seksi. David White thotë se njerëzit janë shumë të zotë të zgjedhin me finesë karakteristikat më të bukura te dikush tjetër por jo te vetja.

Sigurisht që ky studim është realizuar me njerëz të panjohur, jo miq, prandaj nuk dihet se sa efektive mund të jetë një foto profili e zgjedhur nga një i afërmi juaj.

Ne mund të jemi kaq shumë dashuri me veten sa nuk mund të themi objektivisht se cilat foto i përfaqësojnë më mirë cilësitë e imazhit tonë. Nuk iu kushton asgjë të merrni një mendim të dytë për fotot që zgjidhni të publikoni në rrjetet sociale.

Ju ndoshta nuk mund të besoni vetes për të parë ndonjë gjë përtej asaj se sa tërheqës dukeni. Nëse s’keni askënd rreth e rrrotull për t’ju ndihmuar, gjithmonë përpiquni t’i hapni mirë sytë dhe të përdorni gjuhën e hapur të trupit.

Të ngjashme