Gjërat që duhet t’i dinë prindërit me fëmijë anemikë

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 21:00 | Nga

Fëmija juaj nuk ka energji, ka pak oreks, është i irrituar, ka mungesë vëmendjeje, nuk shton në peshë mjaftueshëm apo ka shpesh infeksione?
Ndoshta, ai mund të ketë anemi.

Anemia një problem i përhapur?

Para moshës dy vjeçare, anemia është shumë e përhapur te fëmijët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet kuruar. Për ta parandaluar duhet një regjim ushqimor i pasur me hekur. Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe, atëherë shtesa e masës së hekurit duhet të jetë më e madhe. Nëse fëmija e ka lënë qumështin e gjirit para 9 muajsh, atëherë ju duhet t’i jepni fëmijës një ushqim të pasur me hekur. Një fëmijë që nuk ka pirë qumështin e nënës, atëherë atij duhet t’i jepen ushqime të pasura me hekur, pasi rezervat e tij të hekurit mund t’i zgjasin deri në moshën 4-muajshe. Sipas kidstime Një bebe që ka lindur para kohe, nuk ka rezerva në hekur prandaj atij i duhet dhënë shtesë ushqimi të pasur me hekur që në moshën dy muajshe.
Ndërsa te një fëmijë që është rritur fillimisht me qumështin e nënës e më pas jo, një shtesë ushqimesh në hekur do të ishte e nevojshme.

A e dinit?
T’i jepni fëmijës qumësht lope para moshës 9-muajshe rrit rrezikun e anemisë. Duke qenë se fëmija është i vogël, stomaku i tij është i brishtë dhe ka mundësi që molekulat e qumështit të lopës janë ende të mëdha, që të treten nga stomaku i fëmijës. Kjo gjë mund t’i sjellë probleme me stomakun, për më tepër që qumështi i lopës ka më pak hekur dhe se fëmija e ka të vështirë ta marrë hekurin prej këtij qumështi. Me rritjen e fëmijës duhet që dhe ushqimi të ndryshojë. Burimet e hekurit për të janë më të mëdha. Kur stomaku i tij është pjekur mjaftueshëm, pas 9 muajsh, ai mund të pijë qumësht lope deri në 900 ml në ditë shkruan KidsTime

Ja cilat mund të jenë disa nga ushqimet e pasura me hekur për fëmijën tuaj
Drithërat për bebe, të pasura me hekur, ai mund t’i hajë deri në moshën 2 vjeçe.
Mëlçia, duhet të hajë të paktën një herë në javë për shkak të sasisë së madhe që ka me vitaminë A; mish dhe perime, barbunja, thjerëza, të verdhën e vezës dhe të gjitha jeshillëqet.
Në përgjithësi, perimet e gjalla janë një element ushqyes shumë i mirë, kështu që para se t’i konsumoni duhet t’i lani mirë. Për të pasur sa më shumë hekur, hani karrota me gjithë lëkurë dhe patate të pjekura.
Perimet me gjethe jeshile përmbajnë shumë hekur dhe një gjë e tillë është e mirë për ata që nuk e hanë shumë mishin, peshkun apo vezët.
Vitamina C, një element ushqyes që mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ju ndihmon gjithashtu për të pasur sa më shumë hekur në trupin tuaj. Nëse jeni me anemi, është mirë që të përdorni ushqime që kanë vitaminë C. Këtë vitaminë mund ta gjeni te portokalli, kivi, limoni, pjepri, domatet, etj. Perimet me gjethe shumë jeshile, përmbajnë më shumë vitaminë C.
Duhet të mënjanoni pirjen e çajit kur hani bukë, pasi është vërtetuar se kur pini çaj, trupi nuk e thith siç duhet hekurin.
Nëse i skuqni fort perimet e pasura me hekur, atëherë skuqja e tepërt ia heq vitaminat dhe ujin mineral, pasi skuqja e shkatërron vitaminën C te ushqimet. Prandaj më e mirë është pjekja me avull shkruan kidstime.
Përveç qumështit të nënës, fëmijët kanë nevojë për ushqim shtesë që në moshën 6-muajshe. Prandaj ju mund t’ia jepni të grirë këto lloj perimesh, që bebja ta ketë më të lehtë konsumin e tyre. Nuk duhet të reshtni, që me rritjen t’i shtoni ushqimet e pasura me hekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme