Hani këto ushqime për ta ngadalësuar plakjen

Prishtinë | 13 Maj 2023 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Disa ushqime që përpos që janë të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes.

Kosi – Ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.

Boronicat dhe arrat, bajamet, lajthitë – Parandalojnë sëmundjen e diabetit por në të njejtën kohë konsumoni shumë në mënyrë që të plakeni më ngadalë.

Peshku: Peshku pa dyshim është numri një. Me peshk thjesht nuk mund të gaboni.

Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyra omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe mbrojnë nga kolesteroli.

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është i pasur me yndyra të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çokollata – Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme