Harrojini kremrat e shtrenjta, hani fruta kundër rrudhave

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 17:09 | Nga

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.

Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat dhe pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha.

Shumë gra harxhojnë shuma të mëdha parash për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve, tonikëve etj.

Shkencëtarët mendojnë se një dietë e pasur në fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh. A

to stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me burrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme