Higjiena e tepërt është e dëmshme

Prishtinë | 10 Mar 2024 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Dezinfektuesin e duarve përherë gati në çantë, pecetat e lagura gjithashtu, shtëpia mban gjithmonë aromë të mirë, dyshemeja shkëlqen…. Solucionet që përdorni për vete apo shtëpinë janë të shumëllojshme.

Maniakët e higjenës janë të shumtë, por studimet thonë se është një sjellje për të cilën duhet të mendoheni. Tashmë ‘teoria e higjenës’ nuk është vetëm hipotezë. Sipas kësaj teze, të jetosh në një ambient me pastërti të tepruar është e dëmshme për sistemin imunitar, mbi të gjitha për atë të fëmijëve që duhet të ushtrohen dhe reagojnë në mënyrë të rregullt ndaj stimujve të brendshëm. Të mos jesh në konktakt me mikroorganizmat që gjenden nëpër sipërfaqe të ndryshme, ushqime apo ajër, sepse mami apo babi dezinfekton, ke mundësi më të mëdha që sistemi imunitar të reagoj keq edhe ndaj substancave normale, duke rritur kështu mundësinë për të zhvilluar alergjitë.

“Nuk është fjala që të jetojnë në ambiente të papastra, por që të kenë mundësinë të jenë në kontakt edhe me papastërti, duke luajtur jashtë, me top apo gjithfarë lojërash që i’u japin mundësinë të rrëzohen, vriten pak, bëjnë duart pis etj”, shpjegon Angelo Vacca, president i Organizatës Italiane të Imunologjisë.

Por megjithatë dhe për të rriturit nuk është mirë ta ekzagjerosh.

“Të jesh maniak i pastërtisë, ekziston rreziku i mungesës së mbrojtjes së fuqishme për të përballur bakteret dhe viruset agresive, por mund të bëhemi më të ndjeshëm dhe ndaj infeksioneve”, shton më tej Vacca.

Të ngjashme