Hudhra lufton bakteret e ndryshme, mykun e viruset

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Një thelp hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin.

Alicina dhe substanca te tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në enët e gjakut.

Hudhra e ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.

Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit.

Por duhet të keni kujdes

Te gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë.

Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë.

Këshillë: Që mos t’ju mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme