Humbja e flokëve tek gratë

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Është e gabuar ideja se humbja e flokëve është një problem vetëm i meshkujve. Madje 40% e personave të cilët kanë problem të përkohshëm apo afatgjatë me humbjen e flokëve, janë gratë.

Tek disa ersona, ky problem shfaqet në të gjithë kokën, tek disa të tjerë vetëm në pjesën qëndrore të kokës.

Për çdo grua është stresues momenti kur shikojnë krehrin e flokëve me një numër të madh të flokëve të rënë nga zakonisht. Kjo gjendje zakonisht shfaqet pas pushimeve vjetore, gjatë ndryshimeve të stinëve apo gjatë shtatzënisë.

Rënia e flokëve ngjall frikë për shkak se asnjë grua nuk mund ta imagjinojë veten pa flokë. Hulumtimet tregojnë se ky problem shfaqet tek 1 nga 4 gra. Shumë shpesh floku është i pari që i vuan pasojat kur organizmi nuk funksionon siç duhet, kur duhet të përballet sëmundje të caktuara, ose atëherë kur duhet të vërë në funksion rezervat për të cilat ka nevojë.

Për problemin e gruas pa fklokë (qerose), biseduam me Dr. Andrej Petrov, dermatolog në spitalin klinik ‘Acibadm Sistina’.

Humbja e flokëve mund të jetë fiziologjike, por edhe patologjike kur ajo shfaqet si shenjë e ndonjë sëmundje të caktuar. Gjatë përcaktimit të llojit të sëmundjes e cila e shkakton apo mund të jetë e lidhur me rënjen e flokëve fillimisht udhëhiqemi nga pamja klinike apo me llojin e alopecisë që është e pranishme.

Kontrolli dhe trajtimi

Nëse vëreni se gjatë ditës ju bien më tepër se 100 fije floku, kjo do të thotë se është koha për të kryer kontroll tek mjeku dermatolog. Nëse konstatohet se është rënia e flokut të tipit femër, sipas Lidwig përcaktohet shkalla e seriozitetit dhe jepet trajtimi apo terapia e duhur.

Nëse vendoset diagnoza e vezoreve policistike me anë të ekos nga mjeku gjinekolog, dhe nëse bëhet statusi hormonal, si dhe kontrolli i gjendjes së hekurit dhe mineraleve dhe vitaminave të tjera, trajtimi kryhet fillimisht me preparate si minohidil, estrogjen lokal, shampo për stimulimin e rritjes së flokëve.

Mënyra natyrale

Mundësia e dytë është aplikimi PRP në lëkurën e kokës, nga plazma juaj e pastruar e pasur me trombocide. Plazma jonë e gjakut përmban faktorë aktiv të rritjes dhe bën të mundur stimulimin e rritjes së flokut. Kjo metodë është e përshtatshme si për meshkujt edhe për femrat të cilët duan të trajtohen në mënyrë natyrale dhe të kenë flokë të dendur pa ndërhyrje kirurgjikale. Aplikimi i PRP jo vetëm që përmirëson pamjen tuaj por gjithashtu ju kthen vetëbesimin.

Metoda FUE

Mundësia e tretë për rastet e avancuara të shkallës së lll, përdoret metoda FUE për transplantimin e flokëve. Gjatë kryerjes së kësaj procedure, merren flokë në atë zonë ku keni më tepër dhe implimentohen fije për fije në zonën në të cilën nuk keni, ky veprim kryhet me anë të anestezisë lokale, pa prerje operative dhe pa qepje.

Flokët e implimentuar nuk mund të bien përsëri pasi këto flokë nuk kanë receptorë reduktues alfa 5 të testosterinit, hormon i cili shkakton rënien e flokut. Rezultati përfundimtar i ndërhyrjes është rishpërndarja në mënyrë të barabartë e flokëve, si dhe pamja dhe volumi natyral i cili bën të mundur që të mos dallohen flokët e rinj nga flokët e vjetër

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme