Katër gabimet që prishin një lidhje

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

Komunikimi është çelësi i raporteve të shëndosha në lidhje, para se ju të bëni gabime me partnerin për mënyrën se si ta organizoni lidhjen merrni frymë thellë dhe ndiqni këshillat e mëposhtme.

Komunikoni me partnerin, jo me të tjerët 

Biseda dhe komunikimi rregullon të gjitha problemet në lidhje. Dhe mos i diskutoni problemet e partnerit tuaj me persona jashtë lidhjes. Bisedo me partnerin për problemin. Ai është pjesë e lidhjes po aq sa ti je, kështu që mos të mbizotërojë mendimi i vetëm njërit partner.

Mos gjykoni

Partneri meriton më shumë se gjykimet, ai meriton mirëkuptim dhe dëgjim. Qetësoni situatën, mundohuni të kuptoni më shumë, ti nuk ke dëshirë të jesh i gjykuar atëherë përse po e gjykon partnerin.

Dëgjoni në mënyrë aktive

Dhurata më e mirë që mund të ja bësh partnerit është ta dëgjosh në mënyrë aktive. Përdorë më shumë kontaktin me sy dhe mos e ndërprej bisedën e tij.

Supozimet nuk ju ndihmojnë

Supozimet i largojnë të vërtetat, mos e shpenzoni energjinë dhe kohën duke bërë supozime. Ato vetëm e tensionojnë situatën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme