Katër këshilla të këqija dashurie

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 01:30 | Nga Ekonomia Online

Mendoni me kokën tuaj në vend që t’u besoni symbyllas këtyre këshillave.

Nuk është e domosdoshme gjithmonë të dëgjoni bash çdo këshillë, posaçërisht këto katër këshilla të cilat do t’jua shkatërrojnë shanset për lidhje normale dhe të gjatë.

Nëse shoqja juaj më e mirë ju dërgon njërën nga këto këshilla, mendoni mirë para se ta dëgjoni, shkruan Cosmopolitan.

1. Patjetër duhet ta gjesh zotërinë e përsosur

Në këtë botë askush nuk është i përsosur. Të gjithë kanë mangësi, andaj do të ishte joreale të prisnit dikë pa asnjë të metë. Mirëpo, këtu gjithsesi ekziston zotëria mjaft i mirë (perfekt vetëm për ju), i cili do t’i plotësojë së paku të gjitha ato gjërat më të rëndësishme.

2. Mos iu paraqit tri ditë pas takimit të fundit

Sa herë keni dëgjuar atë që femra kurrë nuk do të duhej të paraqitej e para? Apo nuk do të duhej që të paraqitej së paku tri ditë pas takimit të fundit? Nëse keni kaluar mirë, përse të mos ia tregonit atij? Me porosi falënderimi pas mbrëmjes së kaluar bukur do të tregoheni me edukatë dhe e interesuar, por jo edhe e zhgënjyer. Por edhe atë gjithsesi do ta inkurajoni.

3. Mos fli me të para takimit të tretë

Fakt është që numri nuk ka rëndësi, 3 apo 13 – rëndësi ka sa ju dëshironi dhe sa i besoni atij.

4. Duhet patjetër pak të aktrosh

Si të krijonit me dikë lidhje të sinqertë, nëse nuk jeni e sinqertë? Nuk ka nevojë për aktrim, tregohuni ajo që jeni. Mirëpo, kjo gjithsesi nuk është dritë e gjelbër që atij t’ia rrëfeni tregimin jetësor që në takimin e parë. Pak sekret gjithmonë është vendim i mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme