Keni peshë normale? Zbulojeni me këtë test 30-sekondësh

Prishtinë | 06 Gus 2023 | 00:33 | Nga

Një studim i fundit ka zbuluar se 1/3 e personave të rrezikuar nga problemet e lidhura me obezitetin konsiderohen të shëndetshëm në bazë të përllogaritjes së indeksit të masës trupore.

Por, si mund të përcaktohet saktë pesha trupore normale?

Raporti i gjatësisë me perimetrin e belit mund të përcaktojë nëse keni më shumë dhjamë se normalisht përreth belit (që lidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabetit).

Doni ta zbuloni nëse keni një peshë normale? Ja një test i thjeshtë, që zgjat vetëm 30 sekonda: Prisni një spango po aq të gjatë sa jeni ju. Më pas e lakoni në gjysmë dhe e vendosni përreth belit.

Nëse mund ta rrethoni me të të gjithë belin, ky i fundit është më pak se gjysma e gjatësisë tuaj – domethënë keni peshë ideale.

Por, nëse nuk arrin ta rrethojë të gjithë belin, është koha të dobësoheni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme