Këshilla me rëndësi: Mos punoni gjithmonë në pozitën e njëjtë

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 14:02 | Nga

Mjekësia dhe shkenca ofrojnë gjithnjë e më shumë metoda të reja për të qenë të shëndetshëm.

Edhe pse nganjëherë këshillat mund të tingëllojë pak të çuditshme, ato tashmë e kanë treguar efikasitetin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa nga metodat më të pazakonta që ndihmojnë në kujdesin shëndetësor.

15 deri në 20 minuta gjumë pas një filxhani kafe bën mrekulli.

Mund të mbani dietë, por jo me kalori të ulëta pasi oreksi juaj shtohet.

Lani duart me sapun të rregullt dhe jo me ndonjë antibakterial.

Mos punoni gjithmonë në pozitën e njëjtë.

Hani lëvozhgën e mollës.

Gjithmonë shkruani gjërat edhe me dorë, jo vetëm në kompjuter, sepse ky veprim përmirëson aftësitë mendore.

Zgjohuni vet, jo me alarm të orës (kështu mund të zgjoheni nëse shkoni gjithmonë në orën e njëjtë në gjumë)

Mos i merrni gjithmonë afër zemrës mendimet e të tjerëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme