Këshilla për të qenë në formë

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Shumë prej nesh dëshirojnë të mësojnë rutinë të re për tu kthyer në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Në fakt, nuk është një objektiv kaq i thjeshtë për t’u arritur, por është e mundur gjithmonë të ndryshosh stilin e jetës.

Pengesa më e madhe është padurimi për të parë rezultatet pavarësisht se nisesh me qëllime të mira dhe shpesh dorëzohesh që në vështirësitë e para.

Sigurisht për të arritur objektivin është e rëndësishme të disiplinoheni dhe ndiqni këshillat në fotogaleri! Vendosi në praktikë!

Njihni veten – Para se të nisni një plan stërvitje për tu kthyer në formë besojini një specialisti për të parë kushtet tuaja fizike dhe limitet e mundshme të disa ushtrimeve. Një vizitë mjekësore të përgjithshme për të nisur një regjim të duhur.

Përmirësoni ushqimin – Çdokush ka kërkesat e veta specifike, në bazë të peshës së trupit, moshës dhe gjendjes fizike po këto rregulla vlejnë për të gjithë. Kufizoni ushqimet industriale, ato të skuqura, shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave integrale dhe proteinat e duhura. Evitoni pijet e gazuara apo alkoolike dhe hani pesë vakte te vogla në ditë.

Hidratohuni – Konsumi i përditshëm i ujit është një regjim i rëndësishëm për të qenë të shëndetshëm, por bëhet thelbësor nëse praktikoni ndonjë sport. Ideale është 6-8 gota ujë në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme