John Kubben Quinonez ka punuar si model në Bruksel, por vendosi ta braktiste atë jetë dhe të udhëtojë nëpër botë.
Duke e pasur në konsideratë që nëna e tij do të brengoset për të pothuajse gjatë gjithë kohës, ai vendosi të bënte fotografi në secilin vend që e vizitonte, duke e mbajtur edhe një pankartë me shkrimin “Mami, jam mirë”.
Të gjithë e dimë se gjithmonë do të mbesim fëmijë në sytë e prindërve tanë, pa marrë parasysh se sa të vjetër jemi. Për këtë arsye gjithmonë duhet t’u bëjmë me dije se jemi mire kudo ku jemi.