Këto janë çiftet e lumtura në kohët e sotme

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 21:06 | Nga

Gjithmonë është diskutuar për çiftet ideale.

Një studim i fundit ka treguar se çifti ideal, do ishte një vajzë e shkurtër dhe mashkull i gjatë. Edhe nëse mund të mos duken bukur kur i shikon, mesa duket ka një shpjegim për këtë gjë. Marrëdhëniet më të mira, sipas intv.al formohen mes vajzave të shkurtra dhe djemve të gjatë. Studimet tregojnë se burri më i gjatë se gruaja, paralajmëron një martesë më të lumtur.

Studimi i vitit 2017 me 8000 pjesëmarrës indonezianë tregoi lidhjet mes lartësisë së njeriut dhe lumturisë së gruas së tij.

Natyrisht, lartësia nuk është faktori i vetëm për një martesë të lumtur, faktorë të tjerë të mëdhenj mund të përfshijnë të ardhurat e burrit, vetëbesimin dhe besimin.

Studimi zbuloi se meshkujt më të gjatë duken më të besueshëm dhe të aftë për punëdhënësit. Kjo do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të fitojnë ngritje ose promovime, pra mund të kontribojnë në lumturinë e një gruaje. Studimi tha gjithashtu se meshkujt më të gjatë përjetojnë një kënaqësi më të madhe të jetës.

Duket se evolucioni luan një rol të madh në këtë, gjatë kohëve parahistorike, gruaja u tërhoq nga meshkujt më të gjatë, pasi e ata ishin gjahtarë më të mire grumbullimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme