Çka ndodh nëse bëni ushtrime çdo ditë?

Prishtine | 19 Shk 2018 | 07:18 | Nga

Muskujt abdominalë luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e lëndimeve, pasi që e mbështesin tërë shpinën dhe boshtin kurrizor.

Rrjedhimisht, ushtrimet dërrasë (planks), janë shumë të mira për muskujt abdominal, dhe jo vetëm.

Ja çfarë do t’i ndodhë trupit nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë:

Do të përmirësoni qëndrimin

Duke e forcuar barkun do të keni mundësinë të mbani një qëndrim të drejt tërë kohën, pasi që muskujt abdominal kanë ndikim të rëndësishëm në gjendjen e përgjithshme të qafës, shpatullave, shpinës dhe gjoksit.

Do të zvogëloni mundësitë e lëndimeve në shpinë dhe bosht kurrizor

Duke e bërë ushtrimin plank do të ndërtoni muskuj, e gjithashtu do të siguroheni se nuk do të bëni shumë presion në shpinë apo ije.

Përmirësim të funksionit të metabolizmit

Muskujt që forcohen përmes këtij ushtrimi sigurojnë që të digjni më shumë se zakonisht, edhe kur qëndroni ulur për një periudhë më të gjatë kohore. Kryerja e këtij ushtrimi para apo pas punës e përmirëson metabolizmin tuaj dhe e mban atë të shpejt tërë ditën.

Balancë më të mirë

Duke e përmirësuar balancën përmes kryerjes anash së këtij ushtrimi dhe zgjatjeve, ju do të përmirësoni edhe performancën tuaj në çdo lloj të aktivitetit fizik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme