Kjo është bima që largon dëshirën për duhan

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 13:25 | Nga

Personat që konsumojnë prej shumë vitesh duhanin, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga ky ves. Nikotina është ajo që në fakt krijon varësinë ndaj pirjes së duhanit dhe shkakton probleme në organizmin tuaj.

Pra, sa më shumë pini duhan, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për nikotinë.

Kur ju vendosni të lini duhanin, sigurisht kjo është shumë e vështirë por ka një mënyrë për t’ju ndihmuar në këtë rrugë. Përdorni bimën Stevia (bimë shkurreje në gjethen e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla) për të hequr dorë nga duhani.

Kjo është përdorur si sheqer diabetik. Përdorimi i sheqerit diabetik bllokon sinjalet që dërgon truri juaj nga mungesa e cigareve dhe ju nuk do të ndjeni shumë moskonsumimin.

Stevian mund ta gjeni të lëngshme ose pluhur, shkruan noa.al. Stevia është gjithashtu e rekomandueshme për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë dhe për rregullimin e presionit të gjakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme