Kodi i veshjes në punë

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 17:50 | Nga

Jo çdo veshje e zakonshme është e përshtatëshme për zyrë, prandaj këto udhëzime do t’ju ndihmojnë të vendosni se cfarë është e përshtatëshme për ju të vishni në ambjentin e punës. Veshjet të cilat zbulojnë shumë pjesën e shpinës, gjoksit, këmbëve, barkut apo të brendshmet tuaja janë përfundimisht të ndaluara në punë. Gjithashtu, rrobat që përmbajnë fjalë, shprehje ose figura të cilat mund të konsiderohen të papranueshme. Ndërsa veshjet të cilat kanë logon e kompanisë janë goxha të pëlqyeshme dhe inkurajuese.

Pantallonat dhe kostumet
Të gjitha pantallonat e dokut, pambukut dhe përbërjeve sintetike janë të përshtatëshme, ndërsa ato me përbërje jeans-i, materiali elastik, të shkurtrat apo tre-çerekëshet, si edhe pantallonat e fiskulturës dhe ushtrimeve fizike janë të papranueshme (përjashtim mund të bëjnë vetëm pantallonat jeans të cilat në shumë kompani lejohen të vishen vetëm ditëve të premte).

Fundet, fustanet dhe kostumet me funde
Fustanet dhe fundet e zakonshme me gjatësi nga gjuri e poshtë janë të përshtatëshme. Gjatësia e fundeve duhet të jetë e tillë që të lejojë uljen dhe qëndrimin e rehatshëm në publik.

Këmishat, bluzat dhe xhaketat
Këmishat e zakonshme, trikot, pulovrat, bluzat dhe golfet janë veshje shumë të përshtatëshme për punë, gjithashtu edhe shumica e xhaketave të kostumit apo ato sportive janë të pranueshme gjithmonë nëse nuk shkelin udhëzimet e mesipërme.
Bluzat T-shirt nuk lejohen nëse nuk janë të veshura poshtë pulovrave, këmishave apo xhaketave.

Këpucët
Atletet normale, këpucët e ndryshme të sheshta apo me taka janë të gjitha të pranueshme, ndërsa atletet apo kepucët flakëruese si edhe sandalet ekstravagante dhe ato me një gisht nuk lejohen.

Aksesorët, make-up dhe parfumi

Duhet të jenë të këndëshme por tregoni kujdes sepse disa punonjës janë alergjikë ndaj kimikateve që gjenden në parfum dhe make-up. Si edhe kini parasysh që zbulimi i piercing-ve dhe tatuazheve nëpër trup të jetë sa më i limituar. Gjithashtu mbani parasysh se edhe kapelet nuk janë të përshtatëshme në ambjentet e zyrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme