Aktivizimi i neuronit D1 vendos nëse një pije do të pasojë të dytën, të tretën e kështu me radhë. Por, ndërkohë që neuronet D1 janë pjesë e itinerarit “shko” të trurit, neuronet D2 janë në itinerarin “mos shko”. Kjo do të thotë se kur aktivizohen, neuronet D2 ndalojnë veprimin.

Të paktën nga pikëpamja e varësisë, neuronet D2 janë funksionale”, deklaroi dr. Jun Wang, asisistent profesor tek Departamenti i Neuroshkencës dhe Terapeutikët Eksperimental tek Kolegji Mjekësor Texas A&M, në një intervistë të dhënë për

“Kur janë të aktivizuara, ata ndalojnë konsumimin e alkoolit, prandaj është e rëndësishme që ata të aktivizohen për të parandaluar problemet që sjell alkooli#, shton Wang.

Eksperimentet janë kryer në laborator tek minjtë, dhe sipas Wang, duhet një kohë e gjatë derisa kjo procedurë të testohet tek njerëzit. Shkencëtarët zbuluan se duke manipuluar aktivitetin e neuroneve, ata arritën të alternonin konsumimin e alkoolit tek minjtë, që ishin trajnuar për të pirë më shumë alkool. Duke aktivizuar neuronet D2, ata arritën të ulnin sasinë e konsumuar të alkoolit.