Libri qetëson më shumë se pilulat e gjumit

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 23:10 | Nga

Në një botë të rrethuar me ekrane televizive, celularë të mençur, ti bëhu pak më ndryshe.

Shijo kënaqësinë e të lexuarit një libër të mirë, ngase sipas një studimi përqindja e të lexuarit nga të rinj sipas HuffPost, bëhet e ditur se është rënë në nivel tejet të ulët.

Në fakt e vërteta është se duke lexuar libra me përmbajtje të ndryshme, mund të jetë më shumë se një argëtim apo edhe detyrë e shkollës së mesme në gjuhën angleze.

Sipas studimit të fundit e që ngjason gjithnjë me atë se çfarë shkenca edhe kishte vërtetuar më parë, thuhet se nëse ju shijoni literaturë mund të përforconi mendjen tuaj madje duke përmirësuar të gjitha aftësitë tuaja të dikurshme.

E kjo është tejet e vështirë për tu arritur nëse ju nuk jeni një lexues i apasionuar për të nxjerrë diçka përtej imagjinatës.

Edhe nëse ndjeheni të stresuar, leximi mund të sjellë qetësim më shumë se sa një pilulë gjumi. Këtë e vërtetoi hulumtimi i kryer në vitin 2009 nga Universiteti Sussex-it duke shtjelluar se leximi është mënyra më efektive për të kapërcyer stresin, duke dëgjuar muzikë e duke shijuar edhe një filxhan çaj, kafe apo edhe përderisa shëtisni me një libër në duart tuaja.

Me të vërtetë nuk ka rëndësi se çfarë libri ju zgjidhni për të lexuar apo edhe keni përfunduar një të tillë, por duke u zhytur në një libër krejtësisht tërheqës, ju mund të shpëtoni vetën tuaj nga shqetësimet dhe streset e përditshme të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme