Llojet e kancerit që vrasin më shpesh

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 17:24 | Nga

Llojet e ndryshme të kancerit kanë diferencë të madhe në marrjen e jetës së qindra njerëzve, këtë e raporton edhe rezultati i një raporti të SHBA-së.

Ky rezultat është i raportit të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili i takon periudhës së hulumtimeve për vitet 2010 e deri në 2014.

Në hulumtim thuhet se shkalla e vdekjeve më të zakonshme është parë kur kanceri u ra burrave, grave apo fëmijëve në të gjitha përkatësitë racore dhe etnike.

Por bëhet e ditur që kanceret e mëlçisë, pankreasit dhe trurit në meshkuj dhe kanceri i mëlçisë dhe i mitrës për gratë, janë më vdekjeprurësit.

Ky raport vjetor vjen shpesh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA e që çdo herë lidhet me sëmundjet e llojeve të ndryshme të kancerit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme