Luftoni tensionin e lartë me muzikë

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 19:09 | Nga

Gjysmë ore muzikë në ditë dhe tensioni i lartë në gjak ulet. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga ekipi i universitetit të Firences…

Ekipi, i udhëhequr nga Pietro Modesti, i cili ka ndarë 50 pacientë në dy grupe: grupi i parë, për një muaj, ka dëgjuar 30 minuta muzikë klasike, indiane apo kelte, ndërsa grupi i dytë nuk i ka ndryshuar zakonet e tij.

Për “dëgjuesit”, vlerat e tensionit të lartë në gjak janë përmirësuar dukshëm. Sa herë që dëgjoni muzikë, niveli juaj i stresit ulet. Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi 60% e të gjitha sëmundjeve shkaktohen nga stresi.

Studimi tregoi se njerëzit që prodhonin muzikë dhe këndonin, kishin sistem imunitar më të fortë se sa ata që thjesht dëgjonin muzikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme