Mbylleni Facebookun, ju bën të palumtur!

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 00:09 | Nga

Facebooku po na bën të palumtur dhe po i bën njerëzit që vuajnë prej “zilisë së Facebookut”, të zhyten në depresion, sipas një studimi të fundit.

Përdoruesit që morën një javë pushim nga media sociale ishin shumë më të kënaqur me jetën, dhe e renditën më lart mirëqenien e tyre.

Eksperimenti i Universitetit të Kopenhagës përfshiu 1095 njerëz, gjysmës së të cilëve iu kërkua të vazhdojnë zakonet e tyre të përdorimit të Facebookut, dhe gjysmës që të mos futeshin fare.

Ata që pranonin se vuanin nga nivele të larta të zilisë së Facebookut, tendenca për të qenë xhelozë nga veprimtaria e miqve në mediat sociale, përfituan më shumë nga ky largim prej Facebookut.

“Miliona orë kalohen në Facebook çdo ditë”, shkroi autori i raportit, Morten Tromholt. “Sigurisht që sot jemi më mirë të ndërlidhur se më parë, por a po i bën mirë kjo gjë mirëqenies sonë?

Sipas studimit aktual, përgjigja është JO. Në fakt, përdorimi kryesor i Facebookut – domethënë si mënyrë për të komunikuar dhe marrë informacion mbi të tjerët, si kalim kohe – po ndikon negativisht mbi mirëqenien tonë, në disa dimensione”.

Në testim, përdoruesit e Facebookut e renditën kënaqësinë e jetës 7.74 nga 10 pikë mesatarisht, por ata që qëndruan larg tij e renditën në 8.11.

Efekti i heqjes dorë nga Facebooku mbi mirëqenien ishte gjithashtu më i madh për përdoruesit që ndjejnë “zilinë e Facebookut”, se sa për përdoruesit që nuk e ndjejnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme