Më pak gjumë, më pak iu pëlqeni njerëzve

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 22:40 | Nga

Një studim i ri zbulon se njerëzit nuk duan të shoqërohen me një person i cili ka mungesë gjumi.

Del se, koncepti i gjumit të bukurisë nuk është vetëm marketing nga prodhuesit e kozmetikës. Sipas një studimi të fundit të publikuar në Royal Society Open Science Journal, gjumi i pamjaftueshëm ju bën më pak tërheqës, më pak të shëndetshëm dhe dëmton tërheqjen tuaj shoqërore.

Studimi zbuloi se mungesa e gjumit dhe dukja e lodhur nuk ka vetëm një marrëdhënie direkte me shëndetin dhe tërheqjen, por njerëzit kanë më pak gjasa të bashkëveprojnë me dikë i cili duket i lodhur dhe i pa shëndetshëm.

I bërë në Institutin Karolinsa në Suedi, studiuesit fotografuan 25 studentë meshkuj dhe femra pa grim pasi ata kishin fjetur tetë orë për dy netë. Studiuesit bënë një tjetër set fotografish të studentëve pasi ata fjetën nga katër orë për dy netë. Studiuesit ua prezantuan fotografitë e çdo studenti një grupi prej 122 të panjohurve të cilët vlerësuan secilën fotografi në terme të tërheqjes, shëndetit, gjumit dhe besueshmërisë.

Sigurisht që shumica e njerëzve iu dhanë pikë të ulëta njerëzve me mungesë gjumi, duke i etiketuar ata si më pak tërheqës dhe më pak të shëndetshëm. Vlerësuesit e pranuan se kishin më pak prirje që të shoqëroheshin me individë me mungesë të gjumit, dhe studimi shkon aq larg sa sugjeron se njerëzit mund të shmangin kontaktet me një person i cili ka mungesë gjumi për të zvogëluar rreziqet e shëndetit.

Sipas studimit, ‘’Një fytyrë me dukje të pa shëndetshme, qoftë për shkak të mungesës së gjumit ose nga ndonjë shkak tjetër, mund të shkaktojë mekanizma të shmangjes nga të tjerët dhe duke i bërë ata më pak të prirur të shoqërohen me këta individë’’.

Mirëpo, përderisa studimi zbuloi se njerëzit dukeshin më pak tërheqës kur kishin mungesë të gjumit, zbuloi se nuk kishte ndryshime në perceptimet e personit se sa i besueshëm duket personi tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme