Mediet sociale përmirësojnë shëndetin e të moshuarve

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Mediet sociale, email-i, videotelefonatat apo chat-i po përdoren gjithnjë e më shumë nga të moshuarit, gjë që i bën mirë shëndetit të tyre fizik e mendor.

Bota dixhitale ofron për njerëzit e moshës së tretë mundësi të reja. Mirëpo disa ia kanë frikën botës dixhitale, e të tjerë nuk e marrin fare mundimin të mësojnë diçka në lidhje me të, duke menduar se epoka e tyre u përket një brezi tërësisht tjetër.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “CyberPsychology, Behavior e Social Networking”, këto shërbime janë “kundërhelmi” i duhur i vetmisë dhe i efekteve negative të saj.

Veç kësaj, ofrohen shumë mundësi të reja për të qëndruar në kontakt me familjen.

Në studim janë përdorur të dhënat e një mostre përfaqësuese të popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga 591 të moshuar (mosha mesatare 68 vjeç), nga e cila studiuesit e Michigan State University ekzaminuan avantazhet e përdorimit të shërbimeve si email, Facebook, Twitter, Skype etj.

Më shumë se 95% e pjesëmarrësve u shprehën se ndihen mjaftueshëm ose shumë të kënaqur nga marrëdhënia me teknologjinë.

Përfundimet e këtij studimi përkthehen në avantazh për shëndetin fizik e mendor: vetmia pakësohet, rritet vetëvlerësimi, pakësohen simptomat e depresionit, si dhe për patologjitë kronike si hipertensioni dhe diabeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme