Mos i numëroni kaloritë, përdorni këto truqe për t’u dobësuar

Prishtinë | 13 Shk 2023 | 00:14 | Nga Ekonomia Online

Në “lojën” për të humbur peshë, ne fillojmë me disavantazh. Sipërmarrësit e mëdhenj të ushqimeve shpenzojnë miliona e miliona lekë për të kërkuar ngjyra, shije, aroma dhe paketime që t’ju bëjnë të hani gjithmonë e më shumë. Në vitet e fundit, ekspertët kanë zbuluar disa truqe për të na ndihmuar të zvogëlojmë disi dëshirën për të konsumuar shumë.kuzhine

Vendosni një pasqyrë në kuzhinë

Të parit e vetes duke ngrenë do t’ju bëjë me patjetër të mendoni zgjidhjet tuaja. Kështu që vendosni një pasqyrë në dhomën e ngrënies. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë përpara një pasqyre i shijojnë më pak ushqimet e shpejta dhe si rezultat hanë më pak. Ndërsa personat që konsumuan një vakt të shëndetshëm, ndiheshin më mirë me veten e tyre. Kërkuesit dolën në përfundimin se reflektimi ju bën përgjegjës për zgjedhjet ushqimore.

Mbajeni kuzhinën të pastër

Një shtëpi e pastër dhe e rregulluar ul shumë nivelin e stresit. Kështu që një kuzhinë e pastër ul kaloritë. Në një studim të publikuar tek revista “Environment and Behavior”, vullnetarët të cilët shpenzuan 10 minuta në një kuzhinë jo të pastër dhe të çorganizuar kishin më shumë mundësi të konsumonin ushqime jo të shëndetshme, si biskota. Ata konsumuan 100 kalori më shumë (të gjitha ushqime të shpejta pa vlera ushqyese) sesa personat që hëngrën në një kuzhinë të rregulluar (ata kishin tendencën të hanin më shumë fruta).

Blini me para në dorë

Shkencëtarët kanë zbuluar se koha që ju duhet për të kërkuar për lekët, për të blerë një çokollatë ose patetina, mund t’ju japë një pauzë të mjaftueshme për të rimenduar zgjedhjen tuaj. Fakti që ju duhet të nxirrni të hollat për të blerë diçka të shpejtë, si çokollatë për shembull, mund t’ju ndalojë për ta bërë këtë blerje. Një tjetër marifet është të zgjedhësh një karrocë më të vogël.

Zbehni ndriçimin

Me drita më të zbehta, ulet niveli i stresit, bisedat bëhen më interesante dhe gjendja emocionale përmirësohet. Dhe mbi të gjitha, konsumoni më pak ushqim. Në studim, pjesëmarrësit të cilët konsumuan vaktin e tyre në një dritë shumë të zbehtë e shijuan atë më shumë, iu desh kohë më e gjatë për të ngrënë si dhe morën 18% më pak kalori sesa njerëzit që hëngrën nën një dritë shumë të fortë.

Kontrolloni ngjyrën e ushqimit dhe ngjyrën e pjatave

Makarona me salcë të bardhë në një pjatë të bardhë është e barabartë me ngrënien e një sasie më të madhe ushqimi. Hulumtuesit shkencor kanë zbuluar se njerëzit arrijnë të kontrollojnë më mirë sasinë e ushqimit që hanë kur ai është në kontrast me ngjyrën e pjatës. Pjatat me shirit përreth janë më të mira në këtë rast, pasi ju japin perceptimin sikur po hani më shumë seç duhet.

Shikoni filma komedi ndërsa hani

Të ngrënit përpara televizorit është një ves jo i mirë, megjithatë të gjithë e bëjmë këtë gjë. Ruajini të gjitha ushqimet, si patetina ose biskota të ndryshme, kur jeni duke parë filma komedi dhe largojini nëse shikoni filma aksion ose drama. Sipas studimeve të fundit, njerëzit konsumojnë dy herë më shumë ushqime, nga 28% deri në 55%, kur shikojnë diçka të trishtuar sesa kur janë duke parë komedi.

Përdorni lugë dhe pirun të gjatë

Një lugë ose pirun i gjatë dhe elegant do t’ju ndihmojë ta hani ngadalë ushqimin dhe ta shijoni më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme