Hulumtuesit në Universitetin e Edinburghut kanë konstatuar se nëse nuk e ke arritur lumturinë në moshën 27-vjeçare, atëherë ka pak gjasa që të jesh i lumtur më vonë.
Meshkujt që dështojnë të arrijnë qëllimet e tyre në karrierë deri në moshën 27-vjeçare, do të kenë më pak lumturi në jetën e mëvonshme, është bërë e ditur përmes hulumtimit.
Caroline Brett, hulumtuesja e studimit, i ka prezantuar gjetjet të dielën në Liverpool. Ajo ka konstatuar se pjesëmarrësit e studimit të saj, që kishin arritur, apo kishin shkuar përtej qëllimeve në karrierë, të cilat ia kishin vënë vetes në moshën 18-vjeçare, me kalimin e viteve besonin se jeta kishte më shumë kuptim.
“Tek meshkujt, karriera jostabile, apo mungesa e qëllimeve duket të jetë e lidhur negativisht me perspektivën e tyre për jetesës dhe shkallën në të cilën jeta ka kuptim”, ka thënë ajo.