A ndikon të ngrënit pas orës 20:00 në shtimin e peshës?

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 18:40 | Nga

Të ngrënit pas orës 20:00 nuk ndikon në shtimin e ca kilogramëve më shumë.

Sipas një studimi të bërë në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.

Studimet e mëparshme, thoshin se koha në marrjen e ushqimit është e rëndësishme për peshën e trupit, mirëpo kjo ndryshon te fëmijët, transmeton Klan Kosova.

Në studimin e ri janë ekzaminuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.

Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme