Nëse ankoheni, e ndryshoni trurin për keq

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Mendimi ndryshon strukturën… Kam parë njerëz që ndryshojnë trurin e tyre për të kuruar obsesionet dhe traumat e pashërueshme.” ~ Norman Doidge, psikiatër i lindur në Kanada dhe autor i “The Brain That Changesself“.

Neuroplasticiteti: E mira dhe e keqja

Truri i njeriut është jashtëzakonisht i lakueshëm. Atij mund t’i jepet formë sikur një topi plasteline, megjithëse duhet pak më shumë kohë dhe përpjekje.

Brenda 20 viteve të fundit, në sajë të zhvillimit të shpejtë në sferat e imazhit të trurit dhe neuroshkencë, mund të themi me siguri se truri është i aftë të riprojektojë dhe se ne jemi inxhinierë.

Në shumë mënyra, neuroplasticiteti – një term që përshkruan ndryshimet e përhershme në tru gjatë gjithë jetës së një personi – është një gjë e mrekullueshme.

Këtu janë disa arsye përse:

– Ne mund të rrisim inteligjencën tonë (“I.Q.”)

– Mund të mësojmë aftësi të reja që të ndryshojnë jetën

– Mund të shërohemi nga lloje të caktuara të dëmtimit të trurit.

– Mund të bëhemi më inteligjentë emocionalisht.

– Mund të “largojmë” sjelljet, besimet dhe zakonet e dëmshme.

Nga ana tjetër, ne mund ta riformësojmë trurin tonë për keq!

Për fat të mirë, falë aftësisë sonë për të çrrënjosur sjelljet, besimet dhe zakonet e dëmshme, ne mund të ecim përpara sërish!

Besimet ndryshojnë trurin

Donald Hebb, një pionier i hershëm i neuroplasticitetit dhe neuropsikologjisë, tha:

“Neuronet që ndizen së bashku, lidhen së bashku.”

Dr. Michael Merzenich, tashmë i njohur si ndoshta neuroshkencëtari më i njohur në botë, ndihmoi në ndërtimin e punës së Hebb duke provuar lidhjen mes mendimeve tona (“neuronet që ndizen”) dhe ndryshimet strukturore në tru (“lidhen së bashku”).

Ndër zbulimet e shumta të Dr. Merzenich, kjo mund të jetë më e rëndësishmja:

Përvojat tuaja, sjelljet, zakonet, mënyrat e të menduarit dhe mënyrat e reagimit ndaj botës janë të pandashme nga mënyra se si truri juaj ndërlidhet me vetveten. Zakonet negative e ndryshojnë trurin tuaj për keq. Zakonet pozitive ndryshojnë trurin tuaj për mirë.

Neuroplasticiteti dhe Sëmundja

Merrni në konsideratë këtë citim nga Alex Korb, Ph.D., dhe autori i “Spiral Upward”:

Në depresion, nuk ka asgjë thelbësisht të gabuar në tru. Thjesht akordimi i veçantë i qarqeve nervore krijon tendencën drejt një modeli depresioni. Ai ka të bëjë me mënyrën se si truri i përballon streset, planifikimin, zakonet, vendimmarrjen dhe një duzinë gjërash të tjera – bashkëveprimi dinamik i të gjithë këtyre qarqeve.

Dhe sapo një model fillon të formohet, kjo shkakton dhjetëra ndryshime të vogla në të gjithë trurin duke krijuar një spirale në rënie”.

Neuroplasticiteti mund të jetë edhe problem edhe zgjidhje.

ANKESAT DHE NDRYSHIMET E TRURIT

Tani do ta shprehim në një mënyrë më specifike, duke diskutuar efektet e sjelljeve negative – në mënyrë specifike, ankesave – dhe si këto sjellje ndryshojnë strukturën e trurit.

Të gjithë e njohim një person që është gjithnjë negativ. Person i cili nuk është kurrë i kënaqur me askënd dhe asgjë.

Njërëzit negativ ankohen pothuajse gjithmonë. Akoma më keq, nuk duan t’i mbajnë ato mendime dhe ndjenja për vete, por në vend të kësaj, ata do të kërkojnë ndonjë pjesëmarrës të gatshëm dhe të shfryhen.

Pa dyshim që janë të bezdisshëm për miqtë dhe familjen e tyre, por nuk duhet të ndëshkohen, por të kuptohen.

Ju e shikoni që ne të gjithë ankohemi sa në një moment në tjetrin. Në fakt, hulumtuesit nga Universiteti Clemson treguan se të gjithë shfryjnë me raste. Thjesht disa e bëjnë këtë gjë më shpesh se disa të tjerë.

Ankuesit në përgjithësi bëjnë pjesë në njërin nga të tre grupet:

Ankuesit që kërkojnë vëmendje: Njerëzit që kërkojnë vëmendje nëpërmjet ankimit; gjithmonë duke u ankuar që ata janë më keq se të tjerët.

Ironikisht, njerëzit (racional) janë të prirur për ta injoruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personin, në vend që të shpenzojnë energji mendore për t’u fokusuar në negativitetin e tyre.

Ankuesit kronikë: Këta njerëz jetojnë në një gjendje të vazhdueshme ankimi. Nëse ata nuk po i japin zë qëndrimit të tyre “I mjeri unë”, ka mundësi të jenë duke menduar për të.

Psikologët e quajnë këtë sjellje të detyrueshme rutinore, të përcaktuar si “një problem i menduar në mënyrë të përsëritur pa u zgjidhur.” Ankesa, për fat të keq, transmetohet direkt në trurin që është në ankth dhe depresion.

Ankuesit me koeficient të ulët emocional: Këta njerëz nuk janë të interesuar në perspektivën, mendimet apo ndjenjat tuaja. Ju jeni për ta një bori, një mur me tulla. Si të tillë, ata do të ankohen dhe do të shpërthejnë në çdo rast.

A duhet fajësuar truri?

Përgjigja është (kryesisht) “po”.

Ju e shikoni, shumica e njerëzve negativë nuk duan të ndihen kështu. Kush do të donte?

Sjelljet e dëmshme si ankesat, nëse lejohen të përhapen vazhdimisht brenda trurit, në mënyrë të pashmangshme do të ndryshojnë proceset e mendimit. Mendimet e ndryshuara çojnë në besime të ndryshuara që çojnë në një ndryshim në sjellje.

Truri ynë posedon diçka të quajtur anësi negativiteti. Në terma më të thjeshta, anësia negative është tendenca e trurit që të fokusohet më shumë në rrethana negative sesa pozitive.

Dr. Rick Hanson, një neuroshkencëtar dhe autor i “Buddha’s Brain”, shpjegon anshmërinë e negativitetit:

Stimujt negativë prodhojnë më shumë aktivitet nervor sesa ato pozitivë. Ata gjithashtu perceptohen më lehtë dhe shpejt.

Përsëritja është nëna e të gjithë të mësuarit. Kur përqendrohemi në mënyrë të përsëritur në anën negative duke u ankuar, ne po ndezim dhe rindezim neuronet përgjegjëse për anshmërinë e negativitetit.

Ne po krijojmë sjelljen tonë negative përmes përsëritjes!

Nuk është e mundur të jesh “i lumtur dhe me fat” gjatë gjithë kohës dhe nuk duhet të përpiqemi. Sidoqoftë, duhet të ndërmarrim hapa konkretë për të kundërshtuar të menduarit negativ.

Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se meditimi dhe kujdesi janë ndoshta mjetet më të fuqishme për luftimin e negativitetit. Pasi të mësoni bazat e meditimit, që përfshin përqëndrimin tek fryma, krijoni një orar të përditshëm të meditimit që funksionon për ju.

15-20 minuta meditimi ditor mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën tuaj dhe trurin tuaj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme