Nganjëherë “më fal” i përkeqëson gjërat

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

“Ne e dimë se njerëzit shpesh nuk duan ta pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa nga studimet shikuam se sa njerëzit donin të hakmerreshin”, tha psikologia dr. Gili Freedman.

Hulumtimi i ri sugjeron se “më fal” nuk e mpin therjen e një refuzimi shoqëror.

Çrregullimet shoqërore janë pjesë e jetës. Ndoshta mund ta ofroni vetëm një numër të kufizuar të ftesave për një aktivitet apo ngjarje. Ose ndoshta po përpiqeni ta shmangni një konfrontim midis dy miqve. Por si e refuzoni dikë, duke e minimizuar lëndimin që ata e ndiejnë.

“Hulumtimi ynë konstaton se përkundër qëllimeve të tyre të mira, njerëzit po e bëjnë këtë në mënyrë të gabuar”, tha dr. Gili Freedman, psikologe në Kolegjin Dartmouth, në një njoftim për shtyp. “Ata shpeshherë kërkojnë falje, por kjo i bën njerëzit të ndihen më keq dhe duhet ta falin refuzuesin para se të jenë të gatshëm për ta bërë këtë”.

Për të zbuluar se si njerëzit ballafaqohen me refuzimin social, Freedman dhe kolegët e saj i kanë anketuar njerëzit që prisnin në radhë në festivalet në Hanover të New Hampshire.

Kur iu kërkua që ta shkruanin një refuzim për një kërkesë sociale, për t’u takuar për drekë apo për ta ndarë një apartament, pjesëmarrësit e përfshinin një kërkim-falje, ose “më vjen keq”, në 39 për qind të përgjigjeve. Kur pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin se si ndjeheshin kur e lexonin një refuzim, ata që merrnin përgjigje ku kishte kërkim-faljeje raportuan më shumë ndjenja të lënduara.

Për shkak se njerëzit shpesh nuk duan të pranojnë se kanë lënduar ndjenja, hulumtuesit i bashkuan studimet e tyre me eksperimentet sociale që e përbënin refuzimin ballë për ballë.

“Ne e dimë se njerëzit shpesh nuk duan të pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa prej studimeve, kemi shikuar se sa donin njerëzit të kërkonin hakmarrje”, tha Freedman. “Në mënyrë të veçantë, e shikuam shkallën në të cilën të refuzuarit e vendosën një provë të pakëndshme të shijes së salcës djegës në refuzuesit e tyre.”

Pjesëmarrësit të cilëve iu ishte mohuar ftesa për një provë të shijes së salcës djegës me një përgjigje apologjetike, kishin më shumë të ngjarë të kërkonin që refuzuesi i tyre të shërbehej me salcë ekstra djegës – edhe pse iu tha se personi që ua mohoi ftesën e tyre ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj ushqimeve djegës.

Hulumtuesit i detajuan rezultatet e anketës së tyre dhe eksperimentet sociale në një punim të ri të publikuar këtë javë në revistën” Frontiers in Psychology”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme