Nise ditën me një lugë mjaltë

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Mjalti është ushqimi antibiotik më i shëndetshme që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja dhe përveçse është shumë i shëndetshëm është dhe shumë i shijshëm dhe i kombinueshëm për një mëngjes perfekt.

Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.

Prandaj gjithsesi preferohet të konsumohet çdo ditë.

Përdorimi i mjaltit në vazhdimësi do ju sjell shumë të mira shëndetësore.

Këto janë disa prej tyre:

Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.

Lufton kundër anemisë.

Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit e ftohjeve.

Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë – konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.

Konsiderohet si antibiotik natyral – me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.

Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.

Konsumi i tij ju jep më shumë energji.

Stimulon oreksin, gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme