Njerëzit e pamartuar rrezikohen nga kjo sëmundje

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 21:54 | Nga

Rreth 150 000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit në Britani. Një e katërta e këtyre njerëzve vdesin brenda një viti dhe nga të mbijetuarit gjysma mbeten me aftësi të kufizuara, të cilat mund të përfshijnë paraliza, probleme me të folurin, ndryshime të personalitetit etj.

Në SHBA më shumë se 795’000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit, nga të cilët 130’000 vdesin. Shkalla në të cilën njerëzit shërohen dhe mundësia e mbijetesës është e varur nga të pasurit e një kujdesi të mirë, rehabilitim, mbështetje nga të afërmit etj.

Ekspertët e Universitetit Duke në Karolinën e Veriut dyshojnë se martesa ndihmon në përmirësimin e atyre që pësojnë goditje në tru. Studiuesit anketuan 2 351 persona, të cilët kishin 5 vjet që ishin prekur nga një goditje në tru dhe zbuluan se ata që ishin të martuar, kishin më shumë shanse për t’u shëruar, ndërsa 71% e rasteve të njerëzve të pamartuar vdisnin nga goditja në tru.

Studiuesit gjetën gjithashtu se pacientët që ishin të divorcuar, kishin rreth 23% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditje dhe ata që ishin të ve, kishin rreth 25% më shumë gjasa për të vdekur.

Pacientët që ishin të divorcuar më shumë se një herë kishin rreth 39% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditjeje dhe ata që ishin të ve për më shumë se një herë kishin rreth 40% më shumë gjasa për të vdekur.

Mbështetja psikologjike e bashkëshortit/es është jetike për njerëzit që duan ta rindërtojnë jetën pas një goditje dhe sigurisht stabiliteti financiar luan një rol të rëndësishëm në shërimin e këtyre pacientëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme