Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon të ndalohet testi i virgjërisë

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (WHO), ka dalur me një kërkesë të re për femrat.

Kjo organizatë po kërkon që testi i virgjërisë apo siç njihet ”testimi me dy gishta”, të mos bëhet më, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj organizate, ky test është joshkencor, i dëmshëm dhe dhunim i të drejtave të grave dhe vajzave.

”Testi i virgjërisë i njohur si ”testimi me dy gishta” nuk ka baza shkencore. Është një inspektim i organeve gjenitale femërore në mënyrë që të përcaktojë nëse një grua apo vajzë ka pasur marrëdhënie vaginale. Testi i virgjërisë duhet të ndalohet”, thuhet në njoftimin e publikuar në Instagram nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme