Përfitimet që marrim nga pjepri

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Ky frut cilësohet si një nga më të vyerit për të shmangur problemet me veshkat, madje përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët.

Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet. Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët. Në vëndin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura.

Për nga klasifikimi agronomik, në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me forma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit. Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata.

Pjepra me fijezim, të cilat kanë fruta me formë të rrumbullakët dhe pak të zgjatur pa brinjëzime të theksuara. Lëkura është e bute dhe me një rrjetë e hollë që në të shumtën e rasteve është pak e dukshme. Nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata.

Pjepra të lëmuar ose ndryshe quhen dimërore. Ato karakterizohen me fruta në formë të zgjatur dhe të lëmuar, me tendenca brinjezimi, por shumë pak të dukshme. Pothuajse u mungon rrjetëzimi. janë më pak aromatike se llojet e tjera, por tuli është më i ëmbël. I durojnë më shumë ruajtjen dhe magazinimin e gjatë, si dhe transportet e gjata, prandaj quhen dhe dimërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme