Përfitimet që i sjellë leximi: Pse duhet të lexoni çdo ditë

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Leximi ndikon në shumë mënyra në mendjet dhe jetët tona. Në nivelin fiziologjik, është dëshmuar shkencërisht se leximi aktiv është i aftë të rritë lidhjen e neuroneve.

Në aspektin emocional, leximi është dëshmuar se e përmirëson aftësinë tonë për t’i stimuluar gjendjet mendore të tjerëve, për të qenë më të mëshirshëm dhe më të kuptueshëm ndaj tjerëve.

Më poshtë gjeni disa nga përfitimet e shumta të cilat i sjellë leximi, e ndoshta do t’ju bindin të filloni ose vazhdoni së lexuari çdo ditë:

– Leximi ju mundëson të përjetoni eksperienca të reja. Kjo është e thjeshtë: në veçanti literaturat trilluese kanë ndikim më të madh emocional në lexuesin sepse janë të afta të aktivizojnë emocione të ndryshme, të cilat në mënyra tjera do të merrnin dekada të tëra për t’u zbuluar. Kjo i bën lexuesit të ndjejnë mëshirë për personazhet që identifikohen gjatë një tregimi trillues.

– Leximi është stimulim i mahnitshëm i realitetit. Leximi është sikur një makinë e kohës e cila papritmas na shpie në rrethana dhe periudha të ndryshme, me personazhe e karakteristika të ndryshme. Kjo na ndihmon ne të jemi më zemërgjerë ndaj tjerëve sepse na mëson ta shikojmë botën nga perspektiva e tjerëve, e gjithashtu na ndihmon t’i kuptojmë pasojat që mund t’i sjellin veprimet e ndryshme.

– Leximi është ilaç i vetmisë! Në një libër të mirë, ne mund të gjejmë personazhe të cilat na përshtaten në shumë aspekte, apo thjeshtë na pëlqejnë si personazhe. Kur një libër është tejet interesant, ai merr vëmendjen tonë dhe vetmia hiqet vetvetiu, sepse libri bëhet miku jonë i ngushtë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme