Përse iu duhen grave artet marciale?

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 18:07 | Nga

Harrojeni shprehjen ‘’seksi i dobët’’ apo ‘’kjo është një gjë burrash’’.

Shoqëria jonë ka evoluar dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithësecilit.

Statistikat e ndryshme tregojnë që tanimë edhe gratë po përqafojnë artet marciale njëlloj si meshkujt.

Sporti më i preferuar mbetet Taekwondo.

Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit. Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër mendor, shkruan Living.al.

Zbuloni disa nga arsyet përse gratë duhet të praktikojnë artet marciale:

1. Artet marciale i bëjnë gratë më të forta.

2. Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj.

3. Forcojnë karakterin dhe procesin e vetëaktualizimit.

4. Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndëtshëm.

5. Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur.

6. E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike siç është lufta ndaj seksizmit.

7. Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë.

8. Janë një mundësi shumë e mirë për të bërë miq të rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme