Pesë gjëra që nuk duhet t’i prisni kurrë nga të tjerët

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 20:43 | Nga

Burimi më i madh i vuajtjeve tona emocionale vjen si pasojë e pritshmërisë së lartë nga të tjerët, gjë që është tërësisht vetëm faji ynë. Të presësh më shumë seç duhet nga shokët apo nga familja është si t’i kërkosh problemet vetë, sepse kërkesat e paarsyeshme ju mbushin me ankth dhe ju depresionojnë.

Mjaft prite që ata të bëjnë gjithmonë gjënë e duhur
Të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë kemi bindjet dhe besimet tona. Nëse pret që njerëzit të bëjnë vetëm atë që ti mund ta konsiderosh të duhurën, kjo s’do t thotë domosdoshmërisht që ata do të bien dakord me ju. Ju jeni rritur në mënyra të ndryshme dhe ajo çfarë ty të duket normale, dikujt tjetër i duket e pazakontë. Përqendrohu në normat e tua morale, jo tek ato të të tjerëve.

Mos prit që të gjithë të bien në një mendje me ty
Ne ndihemi rehat kur njerëzit bien dakord me mendimet dhe besimet tona, por nëse ata nuk e bëjnë këtë, ti nuk duhet të nervozohesh apo të lëndohesh. Është komplet e pakuptimtë dhe e dëmshme.

Mos prit që ata të jenë të përkryer
Askush nuk është perfekt, përfshirë këtu dhe ju vetë. Nëse vazhdoni t’i idealizonin njerëzit, mund të përfundoni të zhgënjyer. Edhe nëse ata nuk po jetojnë në pritshmëritë tuaja të pamundura, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë përpjekur kurrë. Mundohuni të kënaqeni më këtë sepse të gjithë kanë limitet e tyre.

Mos prisni që ata t’ua lexojnë mendjen
Nëse nuk ndihesh mirë apo ke probleme emocionale, ndaji këto ndjesi me njerëzit dhe mos prit që ata të pyesin nëse ka diçka që nuk shkon. Mungesa e komunikimit mund t’i dëmtojë marrëdhëniet.

Mos prit që të ta kthejnë me të njëjtën monedhë
Ne të gjithë duam të jetojmë në një botë përkryer, por kjo në të cilën po jetojnë është shumë larg perfektes. Edhe nëse ti vetë i trajton të tjerët si të jenë mbretër, s’mund të befasohesh sa herë që ata të mos bëjnë të njëjtën gjë si ju, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Në vend që të ofendoheni nga kjo, ndihuni keq për ta sepse arsyeja e kësaj sjelljeje mund të jetë mungesa e marrëdhënies së tyre me veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme