Pesë profesionet që paguhen më së shumti dhe kanë më së paku stres

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Së fundmi, “Business Insider” është këshilluar me Byronë e Statistikave të Punës në SHBA, me Rrjetin e Informacioneve Profesionale (databazë e cila i renditë profesionet në një shkallë nga zero në 100, ku numri më i vogël nënkupton më së paku stres), dhe me persona tjerë adekuatë për t’i identifikuar punët më të mira – në kuptimin që kanë më së paku stres dhe paguhen më së shumti.

Në bazë të këtyre statistikave, nuk është befasi se shumica e profesioneve i përkasin fushës së matematikës dhe shkencës.

Më poshtë e keni listën me këto pesë profesione që paguhen më së shumti dhe kanë më së paku stres – kurrë nuk është vonë të ndryshoni profesion!

5. Optometrist
Toleranca e stresit: 70
Paga mesatare vjetore: 115,750 dollarë
Çfarë bëjnë: Performojnë ekzaminime të syve për të kontrolluar nëse ka probleme me shikim apo sëmundje. Optometristi mund të përshkruajë syze me dioptri.
Kërkesat akademike: Bachelor, program katërvjeçar i doktorit të optometrisë, dhe licencë shtetërore

4. Fizikan
Toleranca e stresit: 61
Paga mesatare vjetore: 118,500 dollarë
Çfarë bëjnë: Kryejnë hulumtime në fenomenin e fizikës, zhvillojnë teori në bazë të observimeve dhe eksperimenteve, si dhe krijojnë metoda në mënyrë që t’i aplikojnë ligjet dhe teoritë fizike.
Kërkesat akademike: Doktoraturë për shumicën e punëve që kanë të bëjnë me hulumtime.

3. Profesor i juridikut
Toleranca e stresit: 63
Paga mesatare vjetore: 126,230 dollarë
Çfarë bëjnë: Japin mësim për fushën e ligjit.
Kërkesat akademike: Doktoraturë.

2. Menaxher i sistemeve kompjuterike dhe informatike
Toleranca e stresit: 64
Paga mesatare vjetore: 141,000 dollarë
Çfarë bëjnë: Ndihmojnë në përcaktimin e qëllimeve të teknologjisë informative për një organizatë; janë përgjegjës për implementimin e sistemeve të duhura kompjuterike për t’i arritur ato qëllime.
Kërkesat akademike: Diplomë Bachelor.

1. Ortodont
Toleranca e stresit: 67
Paga mesatare vjetore: 221,390 dollarë
Çfarë bëjnë: Ekzaminojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime dentale dhe anomali tjera orale, gjithashtu edhe dizajnojnë pajisje për rregullimin e dhëmbëve dhe nofullave.
Kërkesat akademike: Diplomë Bachelor, shkollë katërvjeçare për dentist, dhe dy-tre vjet praktikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme