Po, larja e shpeshtë e dhëmbëve dëmton smaltin

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 20:20 | Nga

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se larja e dhëmbëve disa herë në ditë shkakton dëmtime të smaltit.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, veçanërisht nëse përdorni furçë me qime të forta, pastë mjaft abrazive, nëse ushtroni forcë mbi dhëmbë gjatë larjes së tyre apo përdorni lëvizje të gabuara (psh. Lëvizje horizontale).

Zakonisht, për të pasur një higjienë të mirë orale është e mjaftueshme të lahen dhëmbët të paktën tri herë në ditë.

Megjithatë, nëse keni mundësi t’i lani më shpesh (ideale do të ishte pas çdo vakti) përdorni një furçë me qime të buta, pastë më abrazivitet të ulët dhe respektoni me rigorozitet teknikën e larjes, sugjeron mjeku Agon Bislimi, transmeton Shëndeti.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme