Pse disa njerëz s’e shijojnë muzikën?

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 15:17 | Nga

Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët thonë “nuk më pëlqen muzika” nuk po përpiqen të tingëllojnë “cool”. Edhe pse ju mund të preferoni një zhanër të muzikës, tek tjetri nuk arrin të shkaktojë përgjigje emocionale, madje tingëllon e papërshtatshme.

Studiuesit kanë një emër për gjendjen: “anhedonia specifike muzikore”. Termi anhedonia përdoret nga psikologët për të përshkruar paaftësinë e një personi për të nxjerrë kënaqësi nga aktivitetet, ku të tjerët gjejnë kënaqësi.

Siç edhe eksperimentet tregojnë anhedonia specifike ndikon vetëm në perceptimin e muzikës.

Fakti që forma e parë që identifikohet është e ndërlidhur me muzikën, është interesante në vetvete, thonë studiuesit, pse pikërisht kjo gjendje shkaktohet nga muzika, kur kjo e fundit nuk na jep akses në avantazhe të rëndësishme biologjike, si ushqimi apo paraja. Emocionet janë pika kryesore.

Pra, nga pikëpamja e mbijetesës, nuk ka asnjë disavantazh të qenit indiferentë ndaj muzikës.

A ju ndodh që të keni dhimbje koke kur dëgjoni muzikë?

E pra, kjo mund të ndodhë kur dëgjoni muzikë me zë të lartë për periudha të zgjatura kohore.

Vibrimet e vazhdueshme që përjetojnë veshët kur ekspozohen në muzikë me zë të lartë, dërgohen pastaj në lobet frontale të trurit, të cilat shkaktojnë dhimbje koke.

* Identifikoni llojin e muzikës që ju jep dhimbje koke dhe përpiquni ta shmangni atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme