Pyetjet për trurin që mbeten ende mister

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 23:25 | Nga

Ndërsa shkenca përparon ngadalë në të gjitha fushat, disa prej zonave të trurit mbeten ende të errëta për sa u përket njohurive që kemi për to. Truri ynë është mjeshtër i iluzionit. Duke përdorur sisteme të ndryshme që funksionojnë si një i vetëm ne arrijmë të kuptojmë gjërat dhe të menaxhojmë gjithçka duke e bërë të duket si një eksperiencë e vetme.

Nga vjen personaliteti?

Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. Ajo gjëja e qullët që keni në kokë me gjasa është vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj,
Ekziston ende debati, çfarë pjese e personalitetit tuaj vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja është se personaliteti juaj duhet të jetojë në trurin tuaj.

Përse flemë dhe ëndërrojmë?

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Pavarësisht rreziqeve të kalimit të një pjese të madhe të ditës dhe jetës në gjendje jo të ndërgjegjshme, të gjithë gjitarët dhe shpendët flenë. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh.

Nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë.

A kemi vullnet të lirë?

Aktiviteti i trurit ka treguar se ai në disa raste vepron me ndërgjegje dhe pastaj arrin të veprojë me vetëdije. Të tjerë mendojnë se vullneti i lirë është një iluzion dhe se truri na bën të besojmë se veprimet tona janë vullnetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme