Rreziku qe vjen nga Ibuprufeni

Prishtinë | 26 Jan 2024 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet e një studimi të ri kanë zbuluar se ilaçet e tilla si Ibuprofeni e rritin rrezikun e sulmeve në zemër

Ibuprofeni i përket një grupi të ilaçeve të njohura si ilaçe antipezmatuese jo-sterodiale (NSAID. Një studim dhjetëvjeçar ka treguar se personat që përdorin ilaçe të tilla kanë një rrezik prej 83 përqind që të pësojnë sulm në zemër.

Studimi ka përfshirë rreth 10 milionë përdorues të barërave të tilla në SHBA, Holandë, Itali dhe gjermani. Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që kishin përdorur NSAID-a në 14 ditët e fundit kishin pasur rrezik 19 përqind më shumë për sulm në zemër sesa personat të cilët nuk kishin përdorur asnjëherë.

LEXO:  Qëllohet me armë, por telefoni ia shpëton jetën (Foto)

Veç ibuprofenit, në listën e barërave të rrezikshme futen edhe diclofenac, indomethacin, ketorolac, naproxen, nimesulide dhe piroxicam.

Këshilluesja farmaceutike për sëmundjet kardiovaskulare, Helen Williams ka thënë se personat që kanë nevojë për trajtim afatgjatë me NSAID duhet të kenë më shumë kujdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme