Sa është e rëndësishme vënia e helmetës?

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Studimi i fundit ka zbuluar se vendosja e helmetës gjatë ngasjes së biçikletës e zvogëlon rrezikun e lëndimeve serioze në kokë për 69 për qind, dhe e zvogëlon mundësinë e lëndimeve fatale në kokë për 65 për qind.

Ky nuk është studim i rëndomtë ku janë marrë vetëm mostrat e 10 njerëzve – hulumtuesit kanë studiuar 64,000 çiklistë që kanë vënë helmetë për të arritur konkludimin e tyre – i cili është prezantuar në konferencën botërore Safety 2016 në Finlandë.

Më herët është besuar se vënia e helmetës i shkakton lëndimet në qafë, por hulumtuesit kanë zbuluar se lëndimet e tilla janë shumë të rralla dhe nuk shkaktohen nga helmetat.

Veç kësaj, ekziston edhe argumenti se vënia e helmetës është më e rrezikshme, pasi që ngasësi është më i prirë të vozisë më ‘rrezikshëm’, duke menduar se është i sigurt.

Një studim i vitit të kaluar e ka konfirmuar këtë hipotezë, duke treguar se pjesëmarrësit që kishin vënë paisje mbrojtëse kishin qenë më të prirë të ndërmerrnin rreziqe sesa ata që nuk kishin pasur paisje mbrojtëse.

Sidoqoftë, autori i këtij studimi, Dr Gamle, thotë se kjo është me të vërtetë e komplikuar dhe asgjë nuk implikon se njerëzit nuk duhet të kenë paisje mbrojtëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme