Seksi shëron dhimbjen e kokës

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 22:40 | Nga

Edhe pse dhimbja e kokës është arsyetim i njohur i femrave për refuzim të seksit, në të ardhmen nuk do të jetë më i dobishëm, duke pasur parasysh se shkencëtarët kanë zbuluar se seksi mund të zbusë dhimbjet e kokës.

Më se gjysma e personave që vuajnë nga migrena, e të cilët gjatë sulmeve kanë bërë sekse, kanë paraqitur zbutje të dukshme të simptomave, ndërsa një prej pesë prej tyre më nuk ka ndier fare dhimbje.

Sipas një teorie, seksi është nxitës për çlirimin e endorfinës, analgjetik ut natyror në organizmin tonë, që ka ndikim në sistemin qendror nervor dhe që eliminon dhimbjen e kokës.

“Rezultatet tregojnë se aktiviteti seksual gjatë sulmit të migrenës mundet ti lehtësojë, e madje edhe ti ndërpresë simptomat në disa raste”, thonë hulumtuesit.

Studimi i publikuar në zhurnalin ‘Cephalgia’ të Shoqatës Ndërkombëtare të Neurologëve, ka përfshirë 400 pacientë, të cilët janë ndjekur gjatë dy viteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme