Shenjat kur një mashkull bie kokë e këmbë në dashuri me ju

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Meshkujt ndonjëherë kanë mënyra të çuditshme dhe misterioze për ta treguar dashurinë.

Jo të gjithë meshkujt mund të shfaqin hapur ndjenjat.

Nëse dëshironi të kuptoni se mashkulli juaj ju pëlqen apo jo, përpiquni të vini re këto shenja.

Ju kontakton vazhdimisht

Nuk ka rëndësi nëse ai është në punë apo me shokët, ai do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar apo dërguar sms vazhdimisht. Nëse ai e bën këtë gjë, atëherë është një shenjë se kërkon vëmendjen tuaj dhe është i interesuar tek ju.

Është i interesuar për interesat tuaja

Kur një mashkull tregon interes në gjërat që ju pëlqeni, kjo është një shenjë e dukshme se ai është i përfshirë në ju. Dhe kjo është mase e vërtetë nëse ai ju ndjek në aktivitete që s`i pëlqejnë realisht. Nëse vini re se një mashkull dëshiron të vijë në palestër me ju, atëherë do të thotë se kërkon të kalojë më shumë kohë me ju.

Nuk ua ndan sytë

Nuk ka rëndësi se ku jeni, ai gjithmonë ju shikon në sy. Kur një mashkull ju shikon në sy, kjo do të thotë jo vetëm që ai ju pëlqen, por dëshiron që ai të vjedhë edhe vështrimin tuaj. Kontakti me sy tregon se ai është njeri social dhe jo i turpshëm.

Pëlqen të ketë kontakt fizik me ju

Ai dëshiron të jetë në kontakt fizik me ju, por sigurisht që njeh edhe limite. Ai kërkon që edhe në vendet publike t’iu mbajë dorën apo krahun.

Preferon të jetë në shoqërinë tuaj

Përveç të qenit në një kontakt konstant me ju, ai preferon të jetë në shoqërinë tuaj, qoftë edhe kur nuk qëllim për t`u lidhur. Mund t`iu ftojë në darkë, në kinema, thjesht të jetë në praninë tuaj për t`u ndjerë më mirë.

Është gjithmonë i sjellshem

Nga dita në ditë ai do të tregojë sjellje prej një xhentëlmeni të vërtetë. Do të hapë dyert për ju, do t`iu mbajë xhaketën. Nëse i bën shpesh këto sjellje, do të thotë se ai është vërtet i interesuar për ju dhe kërkon të tregojë se është një djalë i mirë.

Është protektiv

Në ambiente publike por edhe në shtëpi ai është protektiv ndaj jush. Kur jeni larg tij, përpiqet t`iu telefonojë për t`u siguruar që jeni mirë. Siguria juaj është gjithmonë në mendjen e tij.

Ju bën shpesh dhurata

Kur një mashkull mendon që t`’iu surprizojë me dhurata edhe në ditë të zakonshme, do të thotë se ai jo vetëm që është i interesuar për ju, por është i lumtur që po shpenzon para për ju, në mënyrë që ju të jeni të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme