Shenjat që dërgon trupi se mëlçia juaj është dëmtuar

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Kujdesi për trupin tuaj duhet të jetë maksimal, duke vënë re çdo shenjë që trupi ju dërgon.

Secila prej tyre tregon problemin që keni. Mëlçia është organ “përgjegjës” për tretjen në organizmin tonë. Por për shkak të shtimit të toksinave që futen në trupin tonë me anë të ushqimit apo nga ambienti, ky organ mund të punojë ngadalë. Ekzistojnë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë.

– Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe në rastin e aktiviteteve minimale fizike.
– Shfaqen dhimbje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.
– Shfaqen dhimbjet në nyja dhe muskuj.
– Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.
– Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse krijohet
grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.
– Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.
– Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto përcillen me dhembje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet.
– Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.
– Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.
– Shfaqet erë e keqe.
– Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.
– Përqendrimi është i vështirë, ndërkaq aktivitetet mendore paraqesin mundim të madh.
– Është e mundshme që t’u shfaqet depresioni, edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar traumave apo ngjarjeve të cilat do kishin të mundur ta shkaktonin atë.
– Shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme