Shenjat që tregojnë se ai po bie në dashuri me ju

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Meshkujt nuk janë zakonisht shumë të mirë në shprehjen e ndjenjave. Nuk është se nuk duhet të flasim për ndjenjat tona – ne vetëm se nuk ndalemi të mendojmë shumë shpesh për to.

Ndjenjat, sidomos ato të dashurisë, janë si ndjenjat që i përjetojmë në ashensorë. Ndjejmë një lloj emocioni të veçantë në brendësi të kokës tonë, por shumicën e kohës ne nuk i’a vëmë veshin.

Shumica e femrave i simpatizojnë meshkujt që i shprehin ndjenjat, por nuk ka shumë të këtillë që e bëjnë këtë.

Por femra, ju nuk duhet ta humbni shpresën. Sepse edhe nëse mashkulli nuk ju tregon menjëherë se sa shumë ju adhuron, ka disa shenja që tregojnë se ai po bie në dashuri me ju.

Këtu kemi përmbledhur disa prej tyre:

Ju dërgon mesazhe ‘të çmendura’

Sa më banal të jetë mesazhi, aq më i dashuruar në ty është ai. Në rast se ai ju dërgon mesazh dhe ju thotë “bëra dush” ose “po shikoj film porn”, ai po të tregon se dëshiron të të ketë në shtrat.

Nëse ju thërret vazhdimisht

Janë tri arsye kur meshkujt e përdorin celularin: për punë, për urgjencë dhe për të dëgjuar zërin e dikujt. Dhë nëse ju nuk jeni sekretaresha e operatorit telefonik që shfaqet në celular, atëherë zëri në të cilin ai është i interesuar është zëri yt.

Ai nuk merr shumë mesazhe nga të tjerat

Vajzat u shkruajnë meshkujve të cilët ju shkruajnë atyre, apo jo? Pra, nëse ajo ka ndaluar së dërguari mesazh atij, do të thotë që edhe ai e ka bërë këtë. Ai është i interesuar vetëm në ju.

Ai ju pyet për këshilla

Çfarë duhet të veshë në këtë festë? A po dukem bukur me këtë stil të flokëve? Çfarë ngjyre duhet ta veshë këmishën? – këto janë pyetje që meshkujt i’a bëjnë dikujt që është tmerrësisht i dashuruar në të.

I dëgjoni shokët e tij çfarë po thonë për të 

Askush nuk e njeh të dashurin tuaj më shumë se sa shoqëria e tij. Kështu që ndëgjoni ata çfarë po thonë për të, se si është sjellë kohëve të fundit. Nëse thonë se ai është sjellë ndryshe, nuk po e tërheqin më gjërat e mëparshme dhe nuk po shpreh dëshirë për të komunikuar me ndonjë vajzë tjetër, atëherë ju tanimë e dini se ai është në duart tuaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme