Shenjat që tregojnë se kolegët nuk ju duan…

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Në jetën personale është shumë e thjeshtë t’i bësh dalje njerëzve, por në punë shmangia e tyre mund të përbëjë një problem madhor.

Pavarësisht hatërmbetjeve apo çështjeve personale, përpiquni t’i mbani ato larg punës suaj pasi mund të ndodhë që këto marrëdhënie t’ju kushtojnë largimin nga puna.

Më poshtë do të gjeni 7 shenja që tregojnë se kolegët tuaj ju urrejnë dhe nëse kuptoni se situata mes jush dhe kolegëve nuk është e mirë, gjeni mënyra dhe përpiquni t’i rregulloni ato për hatër të punës.

Përpiqen t’ju shmangin
Nuk e vlerësojnë prezencën tuaj
Fillojnë rrjetin e thashethemeve
E kanë më të thjeshtë të komunikojnë me ju me anë të një e-maili edhe nëse ju jeni prezent
Nuk ju pyesin kurrë për asgjë që ka të bëjë me jetën tuaj private
Nuk ju ftojnë kurrë qoftë për të pirë edhe një kafe
Përpiqen t’ju inkurajojnë të lini punën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme