Shkaqet e një martese të ftohtë

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Martesa e ftohtë është një në të cilën çiftet nuk bëjnë seks për muaj apo vite. Kjo ka një ndikim serioz në stabilitetin dhe jetëgjatësinë e martesës. Nëse me të vërtetë dëshironi të keni një jetë martesore të mirë dhe afatgjate, mos injoroni seksin.

Seksi mund të mos jetë gjëja që i jep fund martesës, por ajo është shumë e rëndësishme që të mbajë gjallë lidhjen në mes dy individëve.

Nuk mund të jenë shumë arsye për një martesë pa kënaqësitë e intimitetit fizik. Në përgjithësi, e gjitha që ka të bëjë është lidhja emosionale. Mos të jeni më i kënaqur me një marrëdhënie të mërzitshme. Jini pro-aktiv, shkoni në rrënjën e shkakut për të kthyer martesën tuaj në rrugën e duhur.

Çfarë e shkakton që një martesë të ftohet?

– Jeta plot tension – Kjo është një nga arsyet kryesore për martesat e ftohta këto ditë. Të mbajturit e ritmit me kërkesat e jetës bashkëkohore nuk i lë çiftit kohë për të shijuar shoqërinë e njëri tjetrit. Kjo lë përshtypjen sikur ata janë më tepër si cimet që jetojnë së bashku se si dy njerëzve të cilët ndajnë intimitet emocional dhe fizik me njëri-tjetrin

– Çrregullimet seksuale – Vështirësia në kryerjen e aktit seksual për shkak të çrregullimeve si vaginismus, mosfunksionim i ngrirjes dhe të tjerë, janë një nga dëmtuesit më të madh të seksit. Kjo mund të jetë për shkak të efekteve anësore të barnave apo ndonjë gjendje mjekësore. Në gratë, lindja ose faza para-menstruale e ul në masë të madhe seksin. Kërkoni për këshilla mbi sjelljen e re në jetën tuaj martesore nga këshilltarët e martesës, tera-pistët seksi apo mjeku i cili mund të trajtoj çrregullimet tuaja.

– Keqkuptimi – Mos e le keqkuptimin të prish marrëdhënien tuaj. Puna profesionale mund të jetë një shkas se ai ose ajo është duke punuar shumë, dhe vështirë ,mund të kryejë punën me kohë ndërsa amvisët mendojnë se tjetri është jashtë duke shijuar jetën.

-Nuk ka shkëndija seksuale – Pamja juaj fizike nuk mund të apelojë me partnerin tuaj. Kjo mund të jetë për-shkak të mospërfilljes se si ju dukeni, pesha e tepërt, stresi në punë dhe arsye të ngjashme. Mundohuni të ndizni shkëndija dhe do të ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit të mungesës së seksit në martesën tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme