Shmangni njerëzit “toksikë”

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

“Njerëzit ju frymëzojnë, ose ju zbrazin-zgjidhini ata mençurisht”, thotë Hans F. Hansen.

Njerëzit toksikë e mposhtin logjikën. Disa janë verbërisht të pavëmendshëm për impaktin negativ që kanë te personat rreth tyre, ndërsa të tjerë duket se marrin kënaqësi duke krijuar kaos te të tjerët.

Është e rëndësishme të mësoni se si t’ia dilni me lloje të ndryshme njerëzish, njerëzit toksikë përkeqësojnë kohën dhe energjitë tuaja, dhe ata marrin shumë nga të dyja këto.

Njerëzit toksikë krijojnë kompleksitete të panevojshme, konflikte dhe më të keqen nga të gjitha: stresin.

Aftësia për të menaxhuar emocionet tuaja dhe të qëndroni të qetë nën presion, ka të bëjë drejtpërdrejtë me performancën tuaj.

Një studim me mbi një milion njerëz, gjeti se  90 përqind e përformuesve më të mirë në jetë, janë stërvitur në menaxhimin e emocioneve të tyre gjatë periudhave të stresuara duke ruajtur qetësinë dhe kontrollin. Një nga dhuratat e tyre më të mëdha është aftësia për të përdorur inteligjencën emocionale, për të identifikuar njerëzit toksikë dhe përballur ata me qetësi.

Thuhet shpesh se ne jemi produkt i pesë njerëzve me të cilët shoqërohemi. Nëse lejoni një nga këta pesë njerëz të jenë toksikë, shumë shpejt do të zbuloni se sa i aftë është ai ose ajo për t’ju penguar.

Ju nuk mund të shpresoni që të distanconi veten nga njerëzit toksikë, derisa ta dini kush janë ata realisht. Hileja është të ndani ata që janë shqetësues apo thjesht të vështirë, nga ata që janë realisht toksikë. Më poshtë mund të gjeni 10 lloje njerëzish toksikë nga të cilët duhet të qëndroni larg, që të mos shndërroheni si ata.

Thashethemexhinjtë

“Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret diskutojnë ngjarje, dhe mendjet e vogla diskutojnë  njerëz”-Eleanor Roosvelt.

Thashethemexhinjtë përfitojnë kënaqësi nga fatkeqësitë e njerëzve të tjerë. Mund të jetë qejf të fusësh hundët në punët personale apo profesionale të dikujt, por me kalimin e kohës bëhet e lodhshme, të bën të ndihesh vulgar  dhe dëmton njerëz të tjerë. Ka shumë aspekte pozitive që muns të mësoni nga njerëz interesantë, në vend qe të flisni rreth fatkeqësive të tjetrit.

Njerëzit emocionalë

Disa njerëz nuk kanë absolutisht kontroll mbi emocionet e tyre. Ata do ti përplasin ndjenjat e tyre drejt jush duke menduar se ju jeni i vetmi  që po e shkaktoni pafuqinë e tyre. Njerëzit e tillë  është e vështirë që ti largoni nga jeta juaj sepse mungesa e kontrollit të tyre mbi veten, ju bën të ndjeni keqardhje për ta.

“Viktimat”

Njerëzit që viktimizohen është vështirë ti identifikosh sepse fillimisht ju keni ndjeshmëri ndaj problemeve të tyre. Por ndërsa koha kalon, ju filloni të kuptoni se “koha e nevojave të tyre” është e përhershme.

Viktimat largojnë çdo lloj përgjegjësie personale duke e kthyer çdo përplasje të shpejtë që hasin në jetë, në një mal të pakalueshëm.

Ata nuk i shohin kohët e vështira si mundësi për të mësuar dhe rritur. Ka një shprehje të vjetër: Dhimbja është e pashmangshme, por të vuash është opsionale”. Kjo shprehje e kap në mënyrë perfekte toksikën e viktimës, që zgjedh të vuajë çdo herë.

Egocentrikët

Njerëzit egocentrikë ju rrëzojnë moralisht përmes distancës që krijojnë me njerëzit. Sa herë rrethoheni nga njerëz të tillë ju filloni të ndiheni të vetmuar. Kjo ndodh sepse mes tyre dhe jush nuk ka asnjë lidhje emocionale. Ju jeni thjesht një mjet i tyre për të ndërtuar vetë-besimin.

Ziliqarët

Për njerëzit ziliqarë, bari është gjithmonë më i gjelbër diku tjetër. Edhe kur diçka e madhe ndodh për njerëzit ziliqarë, ata nuk marrin asnjë kënaqësi nga ajo. Kjo sepse ata e masin fatin e tyre kundër gjithë botës, në vend që të marrin kënaqësi nga brenda. Të shpenzuarit e shumë kohe me ziliqarët është e rrezikshme sepse ju mësojnë si  të zhvlerësoni arritjet tuaja.

Manipulatorët

Këta e shterrojnë kohën dhe energjinë tuaj nën maskën e miqësisë. Ata mund të jenë hileqarë sepse ju trajtojnë ju si miq. Ata e dinë se çfarë ju pëlqeni, çfarë ju bën të lumtur. Por ata e përdorin këtë informacion si pjesë të një axhende të fshehur. Gjithmonë duan diçka prej jush, dhe nëse i ktheheni marrëdhënieve me ta, është e gjitha: merr, merr, merr, merr, pa dhënë asgjë në këmbim.

Të çmendurit

Në serinë e librave “Harry Potter”, të çmendurit janë krijesa të liga që thithin shpirtrat e njerëzve jashtë trupave të tyre. Kur një i tillë hyn në dhomë, bëhet errësirë, njerëzit ftohen, dhe fillojnë të thërrasin kujtimet e tyre më të këqija. Rowling thotë se ajo, si autore, e zhvilloi konceptin “dementors” (të çmendur), bazuar në njerëzit tejet negativë-lloji i njerëzve që kanë aftësinë për të ecur në një dhomë dhe thithur jetën jashtë saj.

Ata thithin jetën prej dhomës duke injektuar negativitetin dhe pesimizmin e tyre mbi çdo njeri që takojnë. Këndvështrimet e tyre janë boshe, dhe ata injektojnë frikë në çdo situatë. Një studim i Universitetit “Notre Dame” gjeti se studentët që qëndronin afër dhomave të moshatarëve që mendonin negativisht, ishin më të predispozuar për të zhvilluar të menduarin negativ, madje edhe depresion.

Të shtrembëruarit

Ka disa njerëz të caktuar toksikë që kanë qëllime të caktuara, që marrin kënaqësi të thellë  nga dhimbja e tjetrit.  Ata duan vetëm t’ju lëndojnë, t’ju bëjnë të ndiheni keq, ose të marrin diçka nga ju, përndryshe nuk kanë interes tek ju. E vetmja gjë e mirë rreth këtij lloji është se ju mund ti shquani qëllimet e tyre lehtësisht, që e bën më të lehtë largimin e tyre nga jeta juaj.

Paragjykuesit

Ata janë të shpejtë për t’ju thënë ekzaktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Ata kanë një mënyrë për ta bërë gjënë që ju e keni pasion të duket si më e tmerrshmja. Ata e zbehin dëshirën tuaj për të qënë pasionant dhe ekspresiv.

Arrogantët

Njerëzit arrogantë janë kohë e humbur nga jeta juaj, sepse e shohin çdo gjë që bëni si një sfidë personale. Arroganca është vetësiguri false, dhe gjthmonë maskon pasiguri të mëdha.

Një universitet zbuloi se arroganca është e lidhur me problemet në vendin e punës. Njerëzit arrogantë priren të jenë performues më të dobët, më të papajtueshëm, dhe kanë më shumë probleme njohëse se sa të tjerët.

Si të mbroni veten sapo t’i identifikoni “toksikët”

Ata ju çmendin sepse sjellja e tyre është kaq jorracionale.  Sjellja e tyre shkon përkundër arsyes, ndaj pse t’ia lejoni vetes ti përgjigjeni po emocionalisht?

Sa më jorracional të jetë dikush, aq më e thjeshtë duhet të jetë për ju që ta largoni veten nga kurthi i tyre,

Distancojeni veten nga emocionet e tyre dhe përqafoni ndërveprimet tuaja me ta sikur ata të jenë një projekt shkencor. Nuk keni pse ti përgjigjeni emocionalisht kaosit, vetëm fakteve.

Mbajtja e një distance emocionale kërkon vëmendje. Ju nuk mund ta ndaloni dikë që t’ju ngacmojë nervat, nëse nuk e kuptoni se çfarë po ndodh realisht. Ndonjëherë ju do ta gjeni veten në situata kur do t’ju duhe të zgjidhni rrugën më të mirë.

Disa njerëz mendojnë se për shkak se punojnë ose jetojnë me dikë, ata nuk kanë mënyra për të kontrolluar kaosin e tyre. Kjo nuk mund të jetë më shumë se sa e vërteta. Sapo të identifikoni një njeri toksik, do të filloni të gjeni sjelljen e tyre, që është më e lehta për tu kuptuar. Kjo do t’ju pajisë me aftësinë për të menduar rracionalisht rreth asaj se kur dhe ku duhet të ndaheni me ta , dhe kur jo. Ju mund të caktoni kufijtë, por ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe proaktive.

Nëse i lini gjërat të ndodhin natyralisht, do ta gjeni veten vazhdimisht në biseda të vështira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme