Si ta ndihmoni dikë që vuan nga depresioni?

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 03:32 | Nga

Sipas ekspertëve, kohët e fundit janë shtuar rastet e personave të prekur nga depresioni. Secili prej nesh ka mënyrat e tij për të ndihmuar dikë që vuan nga kjo sëmundje, por ja disa këshilla si mund të jepni mbështetjen tuaj, ndaj një personi që është në fillimet ose ka kohë që është futur në botën e tij depresive.

1. Ti meriton ndihmë

Ai mendon se e meriton gjendjen në të cilën ndodhet. Në këtë mënyrë, ai refuzon të shkojë të vizitohet te ndonjë specialist, pasi kjo gjendje ka ardhur si pasojë e veprimeve të tij dhe asgjë nuk mund ta ndihmojë. Prandaj në mënyrë urgjente duhet t’i sugjerojmë të shkojë të mjekohet.

2. Jam këtu për të dëgjuar

Personi që vuan nga depresioni, nuk e ka aspak të lehtë të krijojë besim tek dikush, qoftë ai edhe ndonjë person shumë i afërt. Specialistët thonë se këta njerëz kanë shkuar deri në këtë pikë, nga fakti se nuk kanë folur me askënd. Mosbesimi te të tjerët ka bërë që ata ta vuajnë përbrenda vuajtjen e tyre, duke i shkaktuar errësirë në jetën e tyre. Krijoni besim te ta dhe jini dëgjues i mirë, sepse kjo do i ndihmojë shumë të ndajnë shqetësimin e tyre me dikë tjetër.

3. Je i mrekullueshëm

Gjendja e krijuar tek ta, është aq e rënduar saqë mendojnë se njerëzit nuk i vlerësojnë më në shoqëri. Duhet t’ua rrisni vlerësimin ndaj vetes së tyre, duke i bërë komplimente, pasi kjo do i ndihmojë ata t’i shohin gjërat me më shumë ngjyra pozitive.

4. Dalim për shëtitje në natyrë

Nuk është e lehtë ta nxjerrësh për një shëtitje, dikë që është mbyllur për disa kohë në shtëpinë e tij. Jini optimist, duke i bërë të kuptojnë se të qëndruarit brenda nuk është ide e mirë. Natyra do e ndihmojë të kthjellojë më shumë mendimet, duke e nxjerrë sadopak nga vetmia.

5. Dua të jap një përqafim

Ata mendojnë se askush nuk i do më, por ku ka më mirë sesa një përqafim plot dashuri. Në këtë mënyrë do u rritet më shumë besimi ndaj vetes dhe përqafimi do zëvendësonte edhe ilaçin më të shtrenjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme